Qytetarët-ambasadës së SHBA: As komunistët nuk e retushojnë kështu historinë

Ambasada e SHBA në Tiranë postoi dje me rastin e 30-vjetorit të vizitës së Sekretarit të Shtetit, James Baker në Tiranë, një foto dhe një shënim duke përkujtuar këtë ditë.

Ambasada kishte përzgjedhur një foto të sekretarit Baker në podiumin e vendosur në sheshin Skëndërbej, për tu folur para mijëra shqiptarëve të mbledhur në shesh. Por në këtë status ra në sy ‘retushimi’ i histroisë duke shmangur nga fotoja protagonistin kryesor, ish-kryeministrin Sali Berisha, i cituar nga sekretari Baker si personi që i bëri ftesën për këtë vizitë.

‘Në fillim të këtij muaji në këtë parlament doktor Sali Berisha më ftoi të vizitoj Shqipërinë dhe unë erdha sa më herët që pata mundësi. Kam nderin dhe privilegjin që të përshëndes këtë Parlament. Me rivendosjen kohët e fundit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona dhe me vizitën time sot këtu unë i them popullit të Shqipërisë: Amerika po kthehet te ju. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur me kujdes dhe kanë përshëndetur përparimin që keni arritur në rrugën e lirisë’- do të deklaronte sekretari Baker në fjalën e tij .

Por ky retushim ka ngjallur reagime të shumta të qytetarëve shqiptar që kishin komentuar në statusin e ambasadës amerikane. Duke vënë në dukje këtë akt, komentuesit, me emër dhe mbiemër shkruajnë se vetëm gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë këto retushime.

Më poshtë janë disa prej këtyre komenteve:

Esat Sallbegu

Ju nuk keni azgje te perbashket me ata njerez amerikane qe kane qene ne ato vite ne krye te shtetit mik shqiptar. Ju jeni ne sherbim te Sorosit dhe zbatoni axhenten e tij duke mbeshtetur bijte e komunisteve qe sot jane ne pushtet Ëe hate you and oll staf from you becosse yuo suport the komunist sistem

Ylli Dalla

Kur ne e donim Ameriken,komunistet donin Bashkimin Sovjetik dhe Kinen.Tani eshte ndrruar pllaka, komunistet duan Ameriken e jane kundershtar te Rusise e Kines.Ata vetem te jene ne pushtet, pa nuk ka rendesi se ke shajne e ke duan.

Alket Becoku

Ishin kohe te bukura kurse tani prap ju na instaluat komuniznim. Edhe fotot i paskeni zgjedhur me komunistes e dikurshem. Turp.

Perparim Kalbaj

Me kete fotografi keni bere autogol zonja Kim .Pse keni censuruar foton e Berishes .

Çlirim Omuri

Neveri e madhe me keto fotot tuaja keni heq Sali Berishen simbolin e rrezimit te sistemit dhe nxjerrni Ylli Bufin!

Gesti Rabi

Dmth sipas jush Sekretarin Amerikan te Shtetit e pritën shokët e byrosë politike dhe jo njerëzit që e përmbysën atë rregjim? E kuptoj retushimin që i bëni fotografive se jeni në mision për të zhdukur Saliun nga politika por rasti që keni gjetur për të dhënë këtë mesazh ta shpif dhe është i ulët deri në neveri.

Andi Hoxha

Po Doktor Berisha pse nuk shfaqet ne foto por shfaqet Ylli Bufi ?

Ardian Doçi

Un nuk e shikoj fare si idhull Sali Berishen zj ambasadore përkundrazi,ama historine se fshini dot dhe qensurimi i historise sju ben nder! Un vazhdoj te besoj që ti nuk je e mireinformuar dhe nuk ta perkthejne mire realitetin!

Bledar Zajmi

Fale ketij postimi sapo mora vesh qe Zotin James A. Baker e paska pritur dhe shoqeruar Ylli Bufi, kryeministri i tromaksur nga partia komuniste, i cili deklaroi se ka vetem 6 dite buke. Domethene ato qe kemi pare dhe jetuar ne në ate kohe (se cilet ishin figurat politike te verteta te kohes, te cilet e priten sekretarin e shtetit amerikan) nuk paskan qene te verteta. Ky eshte informimi i lire.

Avni Doçi

Hahahahahaha, organizimin e atij mitingu dhe fjalen kryesore e ka mbajtur Lideri i Opozites Sali Berisha, por per habi spaska qene aty, se e paskeni fshire fare nga ai miting, paskeni lene vetem Bufin, kryeministrin e fundit komunist.Fiks keshtu si ju, bente dhe diktatori Hoxha, qe ato qe ato qe benin hisorine apo qe pjese e saj e dhe qe kishin bere historine e ketij vendi i fshinte nga fotot..

Arthur A. Kurtallari

Znj, Ambasadore, kur do më thirrni për kafe t'ju tregoj se në atë kohë Berisha nuk kishte bërë korrupsion kur e priti ambasadorin amerikan. Si është e mundur të retushoni një ngjarje, tamam si në komunizëm? Neve na djeg, jo për Berishën, po por një periudhë ku kemi vuajtur shumë çensurën. Me sa po kuptoj, ai djali nga Tropoja nuk t'ipaska treguar të gjitha. Pres ftesën tuaj!

Fatos Shamo

Ju mungon nje detaj shume i rendesishem aty o U.S. Embassy. Jeni ber si dora e Enver Hoxhes qe i pergjysmoje patriotet e ngritjes se flamurit tek fotoja zyrtare.

Aldi Cami

Bejker deklaroi publikisht se kishte ardhur ne Shqiperi me ftese te Pd dhe Liderit te saj Prof. Dok. Sali Berisha.

Ju nxirrni foto me Ylli Bufin, what a comedy.

Bledar Prizreni

Une mendoj se sot jemi me pak te lire se para 30 vitesh. Dhe kjo, vec tjerash, edhe per shkak se ambasadoret mbeshtesin autokratet kunder lirise. Sot liria eshte me e rrezikshme se atehere. Ndaj dhe shpresa ka humbur.

Kete e deshmon gjithashtu retushimi i fotove!

Emg Rudi Elezaj

Si ka mundesi nuk paskeni pas asnje foto

Me Njeriun qe zhduku komunizmin

Dhe beri pritjen e zyrtarit me te larte nga amerika James A.Baker |||

Sali Berishen pse nuk nxjerrni foto ne ate shesh

Gëzim Mehaj

Nuk eshte e vertetete se, ‘qindra mijra Shqiptare kane brohoritur vetem SHBA, SHBA’.

2 parullat me te brohoritura kane qene:

‘Liri Demokraci’,

‘Sali Berisha’.

4 fotot e postuara nuk japin realitetin historik.

Fjala e Ylli Bufit, i evidentuar ne foto, u prit me heshtje varri dhe vershellima nga populli ne shesh. Takimi i Beikerit me Ramiz Aline ishte thjesht per protokoll. Protogonistet e levizjes per demokraci, Sali Berisha e te tjere, ishin thelbi dhe permbajtja e asaj vizite, ishte mbeshtetja e pakufi qe SHBA jepte per PD dhe liderin e saj. Kur Beiker tha ne kuvend se, ‘kishte ardhe me ftese te Sali Berishes’, ishte qartesisht e kuptushme se drejtohej kunder Partise se Punes, sot Partia e Socialiste.

Përparim Peposhi

Znj. Ambasadore me habit fakti i retushimit te fotos ku qene prezent dhe Dr. Berisha, ne kete shesh kam qene prezent vete, e mbaj mend si sot elektrizimin e te gjithe pjesmarreseve kur ka folur Dr. Berisha per pritjen madheshtore qe ju be Baker.

Ismet Demiraj

Ku eshte lideri i demokracise Sali Berisha qe e priti, historia nuk pritet me gershere sipas interesave dhe klaneve. Kjo eshte tallje, ska si te jete ndryshe, me çfar po ndodh dhe çfar na shofin syte, zot na ndihmo, se per te tjeret !

Kastriot Muchasaj

Sali Berisha nuk qenka në foto. Shumë keq zonja Ambasadore.

Alma Lahe

Dhe ne që na kishin thënë se retushim/ seleksionim fotosh bëjnë vetëm diktaturat. Sa keq për brezin tonë që nuk po na ndahen zhgënjimet.

Renis Shehu

Baker: Une vij ne Shqiperi me ftese te mikut tim Dr. Sali Berishes.

Bexhet Islamaj

Me sa duket, historia e Shqiperise keshtu do te shkruhet, me Retushime, nisur qe nga retushimet e Dokumentit te Shpalljes se Pavaresise, me falsifikimin e Luftes se dyte Boterore e me radhe deri tek renia e Komunizmit!

Artur Asllani

U bene dhe keta si Enveri,po fshijne fotot e armiqve.Turp e faqja zeze.

Hajri Muço

Ky është një turp i propogandës së ambasadës amerikane.

Sali Berisha mund të jetë armiku më i madh i amerikanëve por historia nuk ndryshon me manipulime fotografishë.

A nuk u bënë përshtypje se i vetmi më dy gishtat lartë është amerikani?!

Refit Musaj

Eshte per tu theksuar se Zt. James erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i PD.

Kujtim Tryci

Po Sali Berishen pse e keni heq nga albumi? Si duket ju si ambasad keni filluar luften e klasave se ska mundesi ndryshe

Avokat Ndre Molla

Ku është Dr. Berisha këtu?!!! Ka qënë krah për krah Sekretarit Amerikan James Baker. Fshirë?!!!

Parid Çili

Sali Berisha, leader of the Democratic Party, told reporters after a meeting with Baker that Albania wants technical help, not charity. But he made it clear that he believes the country needs lots of U.S. assistance.

‘We said to Mr. Baker, we killed communism, but we are faced with its debris, which is still toxic,’ Berisha said. Albania, he added, ‘has a democratic head, a democratic heart but a Bolshevik body.’

Los Angeles Times

23 June, 1991