Deschamps: Jemi të motivuar për ta eliminuar Portugalinë

Sot në orën 21:00 Franca do të përballet me me Portugalinë në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të “Euro 2020”.

Franca ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa portugezëve iu duhet një fitore ose të paktën një barazim për të shpresuar në kualifikim. Para ndeshjes, trajneri francez, Didier Deschamps u shpreh se Franca dëshiron të jetë e para në grup dhe ambiciet e tyre janë të mëdha.

“Jemi të motivuar për ta eliminuar Portugalinë”, tha fillimisht Deschamps.

“Ambicia jonë është të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe të kemi një ndikim në tabelën dhe në kundërshtarët tanë”, shtoi ai.

“Kemi siguruar kualifikimin dhe kjo na jep një farë qetësie në këtë ndeshje”, përfundoi Didier Deschamps.