Kafe Shqeto/ Stand up comedy ‘Vetja, Ina dhe unë’

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, ishte e ftuar aktorja Ina Gjonci.

Aktorja e talentuar ka vendosur të dalë për herë të parë ngjitet në skenë në rolin e pazakontë të vetes.

 

Stand up-i u zhvillua dy herë tek skena verore e ‘Teatrit Kombëtar’ dhe pjesëmrraja ishte nga të gjitha moshat.

 

“Është marrëdhënia, në çift, marrëdhënia me veten dhe me shoqërinë e komunitetin, e në fakt përmes këtij raporti të vështirë unë kam dashur të eksploroj atë përballjen që secili nga ne ka me këto epitete, por mbi të gjitha kam dashur të tregoj një ngërç që mendoj se ne e kemi dhe është aftësia për të shprehur ndjenjat, aftësia për tu shprehur, dhe këtu bazohet mbi të gjitha stand up-i”, tha Ina.

 

Stand up comedy ‘Vetja, Ina dhe unë’, rezultoi një sukses dhe për momentin Ina po merret me projekte akoma më të mëdha.