VIDEO/ Lirohet nga burgu babai i autorit të vrasjes së dy kushërinjve

Rrok Pepaj, babai i autorit të vrasjes së 2 kushërinjve në parcelën e Drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu.

Babai i Danjel Pepajt, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg Rrok Pepajn, i cili është gjetur fajtor për kultivimin e parcelave me lëndë narkotike ku u gjetën të vrarë Vilson Çutaj dhe Kelment Pepaj. Dënimi i Pepajt ka kaluar në shërbim prove dhe për këtë shkak ai është liruar nga paraburgimi.

3 ditë pas vrasjes në fillim të tetorit të 2 kushërinjve, Rrok Pepaj u vendos në pranga për me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Mbrojta e tij e konsideroi arrestimin të padrejtë, ndërsa çështja shkoi me rekurs në Gjykatën e Lartë ku kjo e fundit ka vendosur rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.

I njëjti burim tha se Pepaj është detyruar të pranojë se kishte dijeni për parcelën e drogës ku edhe u vranë 2 të rinjtë, ndërsa nuk janë gjetur prova se ai ka qenë posedues i tyre e për këtë arsye është bërë edhe lirimi nga burgu.

Çështja e tij është hetuar e ndarë me atë të djalit të tij, Danjel Pepës, që është në kërkim policor prej 9 muajsh me akuzën e vrasjes dhe kultivimit të bimëve narkotike.