Nxirrnin zhavorr pa leje në shtratin e lumit, nën hetim dy administratorë firmash

Dy administratorë firmash janë proceduar penalisht nga blutë e Vlorës, pasi merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit: 

F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë.

Në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratin e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre,  duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.    

U procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit. 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.