Vendimi historik i GJK për të shmangur vdekjen e pluralizmit

1. Unë në gjykimet e mia 30-vjeçare gjithnjë kam ruajtur marrëdhëniet serioze, logjike dhe morale vetëm me të VËRTETËN, sepse ky është një nga mësimet që kam marrë nga kërkimi shkencor, por edhe nga angazhimi serioz politik.

Asgjë tjetër nuk më intereson, madje gjithnjë kam deklaruar pa frikë e bindje të plotë se në marrëdhëniet me të VËRTETËN që udhëheqin analizat e qëndrimet e mia, nuk ndikohem as nga presionet e kujtdo qofshin që veçse më nxisin të angazhohem më fuqimisht, as nga paratë e pista e të pandershme të korrupsionit e krimit që më krijojnë neveri...dhe as nuk shpërqendrohem nga marifetet e mashtrimet e kujtdo qoftë, sado te ngatërruara te jene ato sepse udhëhiqem nga e VËRTETA, pavarësisht se jam koshient jo vetëm për efikasitetin e kësaj marrëdhënie por edhe pasojat e saj...

Prandaj të gjithë analizën time të mëposhtme për vendimmarrjen e sotëm, të GJK do ta vendosja në këtë “kornizë”...Mund të them përmbledhtas se vendimi i sotëm i GJK është një vendi ndoshta shumë i vështirë, por historik në sensin e shmangies së vdekjes së pluralizmit në Shqipëri.

2. E VËRTETA mbi zgjedhjet e 30 qershorit 2019, sipas përkufizimit tim për të VËRTETËN, por edhe të shumë njerëzve me mend e te ndershëm në këtë vend që unë kam konsultuar qëndron mbi këto themele:

 3. Baza kushtetuese e ligjore e zgjedhjeve vendore të 2019 u ndryshua në rrethanat e mungesës së GJK. Vetëm kjo do te mjaftonte që një GJK profesionale, e pavarur politikisht dhe që nuk pranon asnjë presion nga brenda apo nga jashtë merrte një vendim në favor të ruajtjes së pluralizmit e të shtetit ligjor, pra ti anulonte këto zgjedhje... Përsëris vetëm ky fakt...dhe asgjë tjetër do të mjaftonte për të marrë këtë vendim historik...

4. Dekretet e Presidentit mund të gjykohen vetëm nga GJK dhe askush tjetër, qoftë edhe aposteriori...Prandaj mund të thuhet se vetëm ky fakt, do të ishte i mjaftueshëm për të anuluar cdo vendim tjetër që ka tjetërsuar dekretet e Presidentit, pra për të anuluar zgjedhjet vendore e 30 qershorit... Sepse askush tjetër përveç GJK nuk mund të gjykojë e ndryshojë dekretet e presidentit... Vendimi i KQZ apo kujtdo tjetër për dekretet e Presidentit janë në konflikt të hapur me Kushtetutën; për rrjedhojë nisur nga ky aspekt zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë ilegjitime.

Do të mund të shkoja edhe më larg, edhe prezenca e misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR ka qenë ilegale, sepse askush nuk mund të futet në Shqipëri pa dekret të Presidentit.. Kjo është shumë e rënde sepse mund të konsiderohet cenim i sovranitetin të vendit. Vetëm një vendim i drejtë, profesional e i pavarur i GJK për dekretet e Presidentit që do të çonin detyrimisht në anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit do të rivendoste në vend këtë deformim historik.

Madje, për të qenë të sinqertë një vendim i tillë, qoftë edhe aposteriori, do ti ruante të paktën faqen Shqipërisë,  e demokracisë shqiptare, sepse vetëm ky element do të mjaftonte që BE të mos hapte negociatat...

5. Zgjedhjet vendore të 2019 ishin moniste, në konkurrim, për rrjedhojë edhe në rezultat... Morën pjesë në zgjedhjet vendore të 2019 vetëm Edi Rama me kukullat e tij kandidate dhe kandidatët e opozitës fasadë të paguar nga Edi Rama. Nga 61 bashkitë, dihet që në gjysmën e tyre zgjedhjet u zhvilluan me vetëm 1 kandidat të Edi Ramës, kurse në gjysmën tjetër ishin kandidati-kukull i Edi Ramës dhe kandidatët e opozitës së paguar e fasadë.

Rezultati ishte rrjedhojë evidente: fitoi monizmi. Edi Rama zaptoi të 61 bashkitë e vendit pra 100 përqind të tyre. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër demokratik në botë dhe asnjëherë tjetër më parë në historinë e pluralizmit global. Vetëm ky fakt do të mjaftonte që GJK të anulonte zgjedhje vendore moniste të 2019, duke anuluar kështu rivendosjen e monizmit në Shqipëri.

6. Dhe e fundit, por shumë e rëndësishme, ky pushtet vendor monist është ilegjitim edhe për faktin se në votimet e 2019 nuk morën pjesë mbi 88-90 përqind e zgjedhësve... Kjo është e VËRTETA dhe kjo është shumë e rëndë dhe do të konsiderohej më e rëndë nëse GJK nuk do ti anulonte këto zgjedhje...

7. Përfundimi është i qartë: GJK duhet sot të marrë një vendim historik për të mbrojtur PLURALIZMIN në SHQIPERI.. Kjo është ajo që duhet mbrojtur.. Këtë të VËRTETË e dinë të gjithë;  shpresoj që GJK të mos e shikojë këtë të VËRTETË...asnjë justifikim nuk do të qëndrojë as sot as në të ardhmen...