'PSG, Mbappe ka vendosur të largohet'

Kylian Mbappe nuk duket i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me PSG, transmeton Rmc Sport franceze.

Për më tepër sulmuesi francez tashmë ka kërkuar të largohet, por për klubin parisien situata është e komplikuar: gjetja e një blerësi të gatshëm të bëjë një ofertë të rëndësishme për një lojtar të paguar rreth 180 milion euro duket e pamundur.

Ndër klubet e interesuara për sulmuesin do të ishte Real Madrid por blanco do të përpiqet të presin që të mbarojë kontrata për ta marrë atë në një transferim falas.

Duke pasur parasysh investimin e bërë në Mbappé, është një situatë shumë e komplikuar për Leonardo dhe për presidentin e PSG-së Nasser Al Khelaifi.