Skandal në Kuçovë/ Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht 3 nxënëse
Një skandal ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës.
Syri.net mëson se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.
Janë pikërisht 3 vajzat të cilat kanë bërë denoncim në polici ndaj drejtorit të shkollës.
Burime nga komisariati i Kuçovës thonë për Syri.net se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual.
Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e tyre në prani edhe të psikologut.
Redaksia jonë disponon edhe emrin e drejtorit të shkollës për të cilin bëhet fjalë, por për arsye etike dhe për shkak të verifikimit nga hetimi policor, nuk po e publikojmë. /SYRI.net/