VIDEO/ Shënohet goli i parë në Çeki - Angli

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen kundër Çekisë, e vlefshme për grupin D në Kampionatin Europian.

Në minutën e 12’ ishte Raheem Sterling ai i cili shënoi për “Tre Luanët”.  Pas një krosimi të Grealish, Sterling godet bukur me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Me këtë rezultat, Anglia mban vendin e parë në Grupin D.