FOTO+VIDEO/ Meta i ikën temperaturave të larta, volejboll në plazh

Presidenti i Republikës është filmuar ditën e sotme ndërsa luante volejboll në breg të detit.

Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale.

Mesa duket, në pjesën e dytë të ditës Meta ka zgjedhur që të pushojë në bregdetin e Adriatikut. Sa duket, kreu i shtetit ka dashur që të shmangë disi temperaturat e larta.

Në video, shihet presidenti që luan volejboll me një lojtar të Shijakut.

https://streamable.com/y7a556