EURO 2020/ Çeki - Angli, ja si rreshtohen skuadrat
Sonte, Grupi D do të japë verdiktin. Teksa Kroacia dhe Skocia, të dy me nga 1 pikë, përballen në Glasgow, Anglia pret udhëheqësen e grupit Republikën Çeke në Wembley. Çekët kanë po aq pikë sa anglezët (4), por me një gol diferencë (+2 kundër +1).
Për këtë ndeshje vendimtare, Gareth Southgate i beson Harry Kane në sulm, pavarësisht fillimit zhgënjyes të Euro nga lojtari i Tottenham.
Mason Mount dhe Ben Chilwell, kanë rezultuar pozitiv me Covid, dhe janë vendosur në izolim. Është Jack Grealish ai që është vendosur në mes, midis Raheem Sterling dhe Bukayo Saka.
Formacionet Zyrtare: