Erdogan: Vaksina turke ndaj koronavirusit do të quhet Turkovac

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar sot se vaksina turke ndaj Covid do të quhet Turkovac.

Programi i zhvillimit të vaksinave, i cili vazhdon me vullnetarët në fazën e tretë të provave klinike, filloi në spitalin e qytetit në Ankara dhe Erdogan mori pjesë përmes një video lidhjeje.

Erdogan tha se Turqia ka rritur përpjekjet për të imunizuar në masë me vaksinat e importuara nga Gjermania dhe Kina, por që vaksinat e brendshme do të ndihmojnë në kontrollin e infeksionit në të ardhmen.

“Turqia do të ulë moshën për marrjen e vaksinës së coronavirusit në 18 në javët e ardhshme”, tha kreu i shtetit turk.

Turqia deri më tani ka 5.38 milionë raste me virus gjersa 49 236 njerëz kanë vdekur.