‘Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë’/ Zv. Presidentja e BE e konfirmon: Nuk është rënë dakord për datë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian nuk kanë rënë sot dakord për caktimin e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, ministrja e Punëve të Jashtme të Portugalisë dhe njëherësh zv/presidentja e BE-së për Transparencën  Ana Paula Zacarias.

Kujtojmë se sot në Luksemburg u mblodh Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe pritej që të caktohej një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen evropiane të këtyre dy shteteve ballaknike.