Përplasja me Vuçiç, Kamberi: Ia numërova të gjitha krimet ndaj shqiptarëve! Serbia e ka humbur Kosovën

I ftuar në Intervista e Ditës në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin serb Shaip Kamberi, foli mbi përplasjen e tij me presidentin Vuçiç gjatë raportimin të këtij të fundit mbi ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Shaipi: Presidenti Vuçiç prezantoi në parlament para deputetëve raportin e punës së ‘zyrës për Kosovën’ dhe zhvillimet e bisedimeve me Kosovën gjatë muajit maj-qershot të këtij viti.

Nga mënyra sesi e prezantoi Vuçiç, gjatë gjithë kohës tha se çfarë nuk donte Serbia dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës por në asnjë moment nuk e tha se çfarë do. Në përgjithësi ishte realis në atë që tha se nuk do mund ta kthejë situatën mbrapa pasi fuqitë perëndimore qëndrojnë pas sponsorizimit të pavarësisë së Kosovës dhe ato fuqi nuk do ti kthejnë vendimet e tyre pas.

Gjithashtu Vuçiç vazhdoi të përsëritë se Kosova është serbe dhe duke u mbështetur në një mitomani të mesjetës vazhdojnë në aspiratat e tyre ekspansioniste rreth Kosovës.

Ajo që përmenda ishte se në raport me Kosovën, Serbia duhet të ketë një qasje realiste, pasi ajo sot po diskuton me familje të cilat i ka vra. Të jeni realist në pikëpamjet e aspiratave për Kosovën, pasi keni humbur të drejtën morale për të vazhduar të keni pretendime.

Kjo e nervozoi duke u munduar edhe me metoda fyese të barazonte krimet e kryera nga Serbia, duke thënë se edhe shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve. I numërova se cilat janë krimet më të rënda që janë kryer në Kosovë dhe personat përgjegjës në hirarkinë shtetërore të cilët janë denuar nga tribunali i Hagës.