Euro 2020: gjysmëfinalet dhe finalja do luhen para 60,000 spektatorëve!

Nuk ka më dyshime. Finalja e Euro 2020, do të luhet në Wembley, duke hedhur poshtë mundësinë që të luhet në “Puskas Arena”.

Qeveria britanike njoftoi se 60.000 tifozë do të jenë prezent në stadium në gjysmëfinalet dhe finalen e UEFA EURO 2020 në stadiumin Wembley, e barabartë me afërsisht 75% të kapacitetit të stadiumit.

Një lajm i madh, që vjen pas një turbullirë që u krijua këto ditë, që vinte në rrezik finalen e madhe të Kampionatit Europian, që do zhvillohet më 11 korrik.

Të pajisurit me biletë nuk do të jenë të detyruar të karantinohen me mbërritjen në Londër dhe do të mund të futen lirisht në stadium nëse rezultojnë negativ për Covid-19 ose nëse posedojnë ceritifkatë vaksinimi, të kryer 14 ditë para nisjes.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha: “Është një lajm i mirë që tre ndeshjet e fundit të EURO 2020 në Wembley do të shihen nga kaq shumë tifozë. 18 muajt e fundit na kanë mësuar - si brenda dhe jashtë fushës - se tifozët janë një pjesë integrale e strukturës së këtij sporti. "

Turneu ishte një dritë shprese dhe i bëri njerëzit të kuptojnë se po kthehemi në një jetë më normale: ky është një hap tjetër i madh i një rruge të gjatë. Jam mirënjohës Kryeministrit dhe qeverisë Britanike për angazhimin e tyre për arritjen e kësaj marrëveshjeve".