Po riparonte makinën / Shkaktoi aksident të dyfishtë në hyrje të Tiranës, kapet pas 2 ditësh i riu

Një drejtues mjeti është identifikuar dhe më pas ndaluar nga policia pasi dy ditë më parë u përfshi në një aksident të dyfishtë në autostradën Tiranë-Durrës dhe më pas u largua nga vendngjarja.  

Ngjarja ndodhi më datë 19 në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias.

Sipas policisë, një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin me inicialet N. R., dhe për pasojë është përplasur edhe me një tjetër mjet, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D. P.

Pas hetimeve u bë e mundur identifikimi i shoferit, 22-vjeçarit me inicialet J. L.

Teksa akuzohet për ikje nga vendi i ngjarjes dhe mosdhënie të ndihmës për të dëmtuarit, i riu akuzohet dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.