Tornado shkatërron krejtësisht një lagje të Çikagos

Një tornado që kaloi nëpër periferi të Çikagos la 34,000 shtëpi pa energji elektrike, njoftoi kompania e energjisë Chicago Commonwealth Edison (ComEd). 100 shtëpi u dëmtuan dhe rreth dhjetë njerëz u plagosën. Pamjet e dronëve tregojnë se çfarë dëmi u është shkaktuar shtëpive që u gjendën në rrugën e kësaj stuhie shkatërruese

Ekipet zjarrfikëse të Naperville u thirrën rreth orës 11:00, pasi një tornado po kalonte nëpër zonë.

Shefi i zjarrit i Naperville, Mark Puknaitis tha se disa persona u plagosën, katër prej të cilëve u dërguan në spital. Degët e shpërndara mund të shiheshin në vend, si dhe dritaret e thyera në shumë ndërtesa.

Uebfaqja ComEd deklaroi në faqen e internetit se më shumë se 14,000 përdorues mbetën pa energji elektrike në DuPage County, ndërsa më shumë se 13,000 familje ishin në errësirë në Cook County, njoftoi Reuters.

NBC Chicago deklaroi se "tornado jashtëzakonisht e rrezikshme" goditi pjesën lindore të zonës së Çikagos, duke shkaktuar dëme më të mëdha në vendbanimin e Derrien, por nuk kishte raportime të lëndimeve.