I nxehti afrikan po përvëlon edhe Shqipërinë, deri kur pritet të vazhdojë

Bashkë me masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë temperatura të larta, në vendin tonë ka këto ditë edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave ajrore të thata që sjellin temperatura shumë të larta.

Kjo tablo e motit shumë të nxehtë, e vrojtuar zakonisht gjatë kulmit të verës mbetet dominuese deri në fundjavë kur moti do të freskohet ndjeshëm në Ballkanin Verior, por një freskim të moderuar do përjetojë Ballkani Jugor.

Megjithatë, kjo është një vale e parë e nxehtësisë për verën 2021, e cila do të tërhiqet drejt brigjeve të Libisë gjatë fundjavës për t’u rikthyer në ditët e para të korrikut.