Italia lehtëson masat/ Sezoni i ri në Serie A nis me tifozë!

Më 22 gusht do të nisë sezoni i ri në Serie A.

Autoritetet e shëndetësisë italiane kanë konfirmuar se stadiumet do të lejohen të mbushen deri në 25% të kapacitetit.

Ky lehtësim vjen si pasojë e ecurisë pozitive të Italisë me Covid-in. Gjithsesi kjo do jetë vetëm përsa i përket nisjes, pasi autoritet thonë se javë pas jave do analizohet situata me qëllimin që kapacitetet në stadiume të rriten.