FOTO/ Pas fitores, notë e jashtëzakonshme për heroin Etrit Berisha

Skuadra e Atalantas mund të konsiderohet si surpriza e këtij sezoni në Serie A pasi së fundmi të besuarit e Gasperinit fituan 2-0 kundër Napolit, një kundërshtari direkt për zonën Champions.

Portali i njohur për statistikat “Whoscored” ka publikuar vlerësimin e lojtarëve ku Etrit Berisha është mes më të mirëve, transmeton SYRI.net.

Portieri i Kombëtares shqiptar ka marrë notën 8.0, ndërsa autori i dopjetës Caldara (9.8). Berisha ka bërë disa pritje magjike duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Atalantës pozicionohet në vendin e katërt, vetëm 3 pikë më pak se Napoli i vendit të tretë./ SYRI.net