Vetingu për Imerajn, gazetari ironizon ambasadoren Kim: Lajmin po e censurojnë mediat e Ramës

Ka bërë përshtypje deklarata e sotme e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila kërkonte që mediat të raportonin mbi vettingun e kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Ambasadorja pasi mbështeste misionin ndërkombëtar të monitorimit që kërkonte apelimin e çështjes së Imeraj, shprehej se mediat duhet të raportojnë dhe të mos pengohen nga telefonata.

Pas këtij shënimi ka ardhur një reagim nga gazetari Andi Bushati.

Ky i fundit shkruan në Facebook, se janë pikërisht mediat e Ramës, ata që ngrenë në qiell reformën ‘amerikane’ në drejtësi, që kanë ‘censuruar’ lajmin e Imerajt.

‘S'po e kuptoj këtë gallatën e Yuri Kim që iu bën thirrje mediave mos çensurojnë mëkatet e procesit të vettingut. Por ato media që nuk nxjerrin lajmin të cilit i referohet ajo, janë të njëjtat media të pushtetit që bëjnë be për kokë të saj dhe që ngrenë në qiell reformën ‘amerikane’ në drejtësi’, shkruan Andi Bushati në Facebook.