VIDEO/ Flet 34-vjeçari që goditi me grusht Kreshnik Spahiun: Ja pse e qëllova

Flamur Pirraci është personi i cili qëlloi me grusht kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Ai është 34 vjeç nga Tirana dhe është arrestuar nga policia. I pyetur  se përse e qëlloi Spahiun, ai ka thënë se e kreu i AK e kishte ofenduar.

Ndërkohë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.

Spahiu thotë se e kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën.

Sipas Spahiut, personi i cili u ndalua, u kap nga aktivistët dhe jo nga policia. Ndërsa thotë se ka mbi 30 minuta që pret policinë për të bërë denoncimin.