VIDEO/ Këshilli i Europës rrëzon zgjedhjet: Nga blerja e votave deri te patronazhistët

Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë ‘rrëzuar’ procesin zgjedhor të 25 prillit.

Në raportin e tyre, theksohet të gjitha manipulimet e faktuara edhe Partia Demokratike, duke nisur që nga blerja e votave e deri te skandali i patronazhistëve.

Lexoni më poshtë pjesë nga raporti i fortë:

-Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës.

-Partia në pushtet përfitoi nga detyra, përfshi këtu kontrollin e administratës vendore dhe keqpërdorimin e burimeve administrative. Por, kjo gjë u amplifikua nga mbulimi i medias për qeverinë. Gjithashtu, u pa që autoritetet përfituan nga funksionet publike.

-Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

-Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale, e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.

-Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit.

-Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

-Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidomos për ndryshimet në sistem.