Ilary Blasi dhe Francesco Totti numërojnë plot gjashtëmbëdhjetë vite bashkë, FOTO nga darka romantike

Ilary Blasi dhe Francesco Totti kanë ndarë disa foto mjaft romantike në rrjetet sociale.

Çifti festoi përvjetorin e martesës me një darkë romantike me pamje nga kulmet e Romës.

Më 19 Qershor 2005, prezantuesi dhe ish-futbollisti thanë "Po" para gjithë Romës.

Sot, si atëherë, të dy janë shumë të dashuruar dhe të lumtur.

"16 vjet prej nesh", shkruan Totti ndërsa përqafon gjysmën e tij më të mirë.