VIDEO/ Breshëri plumbash në drejtim të serbëve, plagosen tre prej tyre në Berlin

Tre persona me origjinë serbe janë plagosur nga të shtënat me armë që ndodhën të dielën, 20 qershor para një lokali në Müller-Strasse të Berlinit.

Sipas zyrës së prokurorit publik ata janë qëlluar me më shumë se 20 plumba.

Pas krimit policia arriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën.

"Sfondi është ende plotësisht i paqartë," tha zyra e prokurorit publik, Martin Steltner.

"Burrat e plagosur janë me kombësi ose origjinë serbe. Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, deri më tani askush nuk është arrestuar."

Burrat e plagosur u dërguan në spital.