'Tani jam bërë unë për spital', me fasho në kokë, çfarë i ndodhi djalit të Hueyda El Saied

I biri i artistes Hueyda El Saied ka pësuar një incident të vogël.

Ai ka vrarë ballin dhe si rrjedhojë ka qëndruar disa orë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hueyda, me anë të një postimi në rrjete sociale. Fatmirësisht vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjithçka ka shkuar mirë.

“Jeta ime, zemra ime, shpirti im, dashuria e mamit dhe babit. Sot çau ballin dhe si rezultat kaluam disa orë në spital. Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Tani jam bërë unë për spital”, ka shkruar artistja.