Kërkesa e operatorëve turistikë/ Habit Klosi: Mos ma kërkoni mua shtyrjen e orës policore

Në Çim Peka Live, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i pyetur lidhur mbi kërkesën e shoqatave të Turizmit për të shtyrë orën policore me të paktën dy orë, pra nga ora 22.00 aktuale deri në orën 00.00, në mënyrë të habitshme u përgjigj se këtë gjë nuk duhet tja kërkojnë atij. Madje ministri Klosi bëri në studio edhe një diversion, ku i ndau shoqatat e turizmit në të qeverisë dhe të opozitës

‘Oraret mos mi kërkoni mua. Se edhe përzgjedhjen e këtyre operatorëve turistikë e bëni me ato që janë me opozitën. Ajo që është kërkesa e operatorëve turistike mos ma kërkoni mua, por Komiteti i Ekspertëve vendos. Korona nuk është zhdukur. Numrat janë të ulët, por rreziku është akoma i madh. Komiteti eskpertëve gjykon në proces dhe vazhdon stabilizimin e situatës.

Për orarin e muzikës edhe në ditë normale në vitin 2019  ka qenë në orën 22.00 deri në 23.00 për fundjavën, për lëvizjen ka qenë më liberale situata.’