Përdhunoi të miturën, arrestohet një person në Podujevë

Në Podujevë janë arrestuar dy persona, që kërkoheshin me urdhër të gjykatës.

Policia ka realizuar aksione në këtë qytet dhe kanë vënë në pranga 2 persona.

Personat e arrestuar janë:  B.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (2 urdhëresa, një për veprën mashtrim dhe një për veprën Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare), dhe V.G. mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë për veprën ngasje në gjendje të dehur).

Të arrestuarit, pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej.