FOTO/ Rusi-Danimarkë, formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Rusi-Danimarkë e vlefshme për Grupin B në Kampionatin Europian. 

Kjo ndeshje pritet me mjaft interes pasi dyja skuadra do të tentojnë më të mirën, teksa danezët janë në kërkim të triumfit të parë në këtë kompeticion dhe do tentojnë ta mbyllin me nder turneu.

Rasti i Eriksen nuk ndikoi aspak tek danezët të cilët zhvilluan një sfidë fantastike në sfidën ndaj Belgjikës, por në fund diferencën e bënë lojtarët cilësorë.

Nga ana tjetër, Rusia vjen më e qetë në këtë sfidë pasi ndodhet në kuotën e 3 pikëve, por pretendimet për skuadrën e Çerçesov janë të mëdha mbrëmjen e sotme.

Hjulmand do të hedhë formacionin më të mirë në fushën e lojës me lojtarë si Brethueit, Polsen dhe Kjaer ndërsa rusët do të mbështeten tek kapiteni i skuadrës, sulmuesi Dzuba.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet e të dy skuadrave.