Grupi C/ Holanda e mbyll me pikë të plota, Austria i mer Ukrainës vendin e dytë

Përfundojnë ndeshjet e Grupit C, ku kualifikohen Holanda dhe Austria, Ukraina e treta, ndërsa e fundit Maqedonia e Veriut.

Ka mjaftuar një gol nga Baumgartner në pjesën e parë (me asist të Alaba) që Austria të sigurojë kualifikimin dhe ta mbyllë në vend të dytë Grupin C, pas Holandës që ishte perfekte me 9 pikë të plota.

Skuadra e Shevchenkos tashmë me vetëm 3 pikë do të presë që të shohë nëse futet si e treta më e mirë nga gjashtë grupet (ku futen 4 skuadra si të tretat më të mira)

Ndërkohë, Austria do të përballet me Italinë e Roberto Mancinit në turin me eliminim direkt.

Sa i përket Holandës, sot erdhi suksesi i tretë në grup me tre gola (dy nga të cilat Wijnaldum dhe njëri nga Depay)

Tashmë portokallinjtë do të presin një nga vendet e treta më të mira.