Gjermani, makina përplas këmbësorët, dyshime për sulm terrorist

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin gjerman të Heidelberg pasi një makinë hyri në trotuar duke përplasur këmbësorët.

Autori që drejtonte makinën ishte i armatosur me një thikë. Policia hapi zjarr ndaj tij, duke e lënë të plagosur, por ai mundi të largohej.

Nuk dihen saktësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se mund të jetë sulm terrorist.

Kujtojmë se në dhjetor 2016 një kamion hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona.