Aksident në rrugën Klinë-Istog, gjashtë të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog, shkruajnë mediat e Kosovës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Rugova.