Maqedonia i reziston vetëm 24 minuta Holandës, ja goli nga Depay

Kombëtarja e Holandës ka arritur të shënojë golin e avantazhit në takimin kundër Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Memphis Depay është realizator i golit të “Tulipanëve” në Amsterdam.

Depay mori një top të mirë në zonë nga bashkëlojtari i tij, Malen dhe pa problem e dërgoi topin në rrjetë.

Kujtojmë se kjo përballje i takon xhiros së fundit të Grupit C në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2020”.

Maqedonia e Veriut është eliminuar tashmë nga ky kompeticion, ndërkohë Holanda ka siguruar biletën për kalim tutje.