Japonia do të lejojë deri në 10.000 tifozë në Lojërat Olimpike

Japonia ka vendosur të lejojë në Lojërat Olimpike në Tokio, deri në 10.000 tifozë japonezë, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Spektatorët e huaj janë ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke mos kaluar 50% të kapacitetit të një vendi. Tifozët nuk do të lejohen të në rastin ose të flasin me zë të lartë dhe do të duhet të mbajnë maska gjatë kohës që ndjekin një aktivitet sportiv.

Olimpiada 2020, e shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht 2021. Vendimi për të lejuar spektatorët erdhi pavarësisht një raporti të lëshuar nga ekspertët japonezë të shëndetësisë, të cilët vlerësuan se mbajtja e lojërave pa spektatorë është opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm.

Por, presidentja e komitetit organizues të lojërave, Seiko Hashimoto, tha se “ka shumë raste të ngjarjeve sportive” që zhvillohen me spektatorë, si brenda, ashtu dhe jashtë Japonisë. “Duke i respektuar masat dhe bazuar në kriteret e Qeverisë, ne besojmë se mund t’i mbajmë Lojërat me spektatorë”.

“E gjithë bota po përballet me të njëjtat probleme dhe ne duhet të punojmë së bashku për ti kapërcyer ato”, tha Hashimoto.

Javën e kaluar, kryeministri Yosshihide Suga, i ka bërë thirrje publikut që t’i shikojë Lojërat në televizion. Tokio e ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të dielën, pesë javë para fillimit të Olimpiadës.