Kasa: Natën policët dalin të armatosur. Turistët ankesa kur kthehen për mungesën e muzikës

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, për gazetaren Armela Ferko, Rrahman Kasa përfaqësues i shoqatës së Turizmit ka folur për kërkesën që i ka dërguar Komitetit të Ekspertëve dhe Këshillit të Ministrave, për rishikimin e orës policore e cila po ndikon negativisht në zonat turistike. Kasa tha se turistët e huaj kur kthehen në vendet, një nga përshtypjet negative që shënojnë është ora policore që nuk u mundëson të argetohen, ndërkohë që në vendet fqinje kjo orë është hequr.

‘Siç e kam shpjeguar edhe në letër kemi një muaj që e kemi filluar sezonin, flas gjithmonë për turizimin e organizuar që kanë ardhur me anë të partnerëve tanë  ndërkombëtarë, me charter dhe këta turistë gjatë kthmit në vendet e tyre vendosin edhe përshtypjet.

Një nga këto përshtypje dhe është negative ëshët që kjo që përmendet në letër, mos mundësia e argëtimit, në një kohë kur është koha më e përshtatshme për ta gjatë natës. Sepse gjatë ditës janë ose në eskursion ose në udhëtim dhe gjatë darkës kanë kohën më të mirë për t’u argëtuar dhe relaksuar. Por mbyllja e muzikës në orën 22.00,  nuk është komode për ta. Ndaj ne sugjerojmë që ora policore të mbyllet të paktën në 00.00.

Sepse ata e kanë zgjedhur Shqipërinë, sepse është një vend i hapur, nuk ka karantinë, dhe është një vend i sigurtë, dhe kemi një vaksinim të stafit që është në turizëm. Dhe kjo që ndodh është një burokraci, kur jemi në një situatë, në një numër të papërfillshëm infektimesh.

Mali i Zi e ka hequr orën policore. Maqedonia lejon deri në 100 persona me kushtin që ambientet të jenë të blloshme, që të kenë sipërfaqën e duhur për të respektuar protokollet e Covid. Kosova po kështu ka hequr orën policore.

Ka edhe një aspekt tjetër. Ne kemi numrin më të madh të avionëve charter që fluturojnë natën dhe vijnë në aeroport. Por çfarë ndodh. Operatorët që duhet të shoqërojnë turistët e huaj deri në resort, nuk lejohen të udhëtojnë me autobusin e tyre. Kështu që janë të detyruar të udhëtojnë me makinat e tyre. Dhe pikërisht këta ndalohen nga policia. Por edhe për autobusët dhe turistët dalin 10 policë në rrugë të armatosur dhe japin përshtypjen e një vendi të pasigurtë.’