U arrestua para 1 muaji me 1 kg kokainë në makinë, apeli liron efektivin e RENEA-s

Pas qëndrimit në burg për 35 ditë sipas masës së sigurisë, Gjykata e Apelit ka liruar efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi.

Pasditen e 14 majit, i riu me banim në Fier, ishte nisur drejt Tiranës dhe në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani, të cilin e kishte marrë në makinë.

Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. 

“Jam efektiv i policisë dhe po udhëtoja nga Fieri drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e Plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh”– kjo ka qenë dëshmia e Xhuljo Liçit.