Cozman nuk është më single dhe nuk e fsheh më as partneren

Reperi i njohur Cozman duket se ka rënë kokë e këmbë në dashuri.

Së fundmi, ai duket mjaft i sigurt për këtë pasi ka vendosur të mos e mbajë më as sekret bukuroshen fatlume.

Si fillim ishte vajza ajo që ndau me publikun foton ku dyshja pozonin të përqafuar, dhe vetëm pak minuta më pas, Cozman e ri-shpërndau atë.

Vajza quhet Fjolla dhe duket se nga tani e tutje, Cozman nuk ka aspak në plan ta mbajë të fshehtë.

Ai ka postuar edhe një foto tjetër ku duket teksa shijon privatësinë me të dashurën e tij Fjolla, kapur dorë për dore teksa shikojnë një film.