Tiranë, shpërthim i fuqishëm në një lokal nga rrjedhja e gazit, dy të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një lokal në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr për shkak të rrjedhjes së gazit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Të plagosurit janë dërgur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Identiteti i tyre nuk dihet ende.

Ndërkohë, nga shpërthimi i fuqishëm lokali është shkatërruar tërësisht.