Falsifikimi i testeve Covid/ Deri tani 10 të arrestuar, mes tyre mjekë

Një tjetër operacion është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës me 10 arrestime që lidhen me falsifikimin e testeve Covid.

Nën hetim janë mjekë, falsifikator, sekserë dhe agjencitë turistike.

Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet.

Dy mjekë janë arrestuar dhe jane pjesë e QSUT, ndërkohë falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 eurove.