Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë

Banorët e Zharrëzës janë përplasur me policinë për shkak se kërkojnë të ngrenë çadër përpara Ministrisë së Energjetikës në Tiranë.

Punonjësit e policisë nuk lejojnë ngritjen e çadrës me arsyetimin se nuk kanë marrë leje për protestë.

Protestuesit udhëtuan me këmbë nga Zharrëzi në Tiranë prej 4 ditësh, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimet e banesave të tyre të shkaktuara nga shpërthimet e kompanisë “Bankers”.

Më herët ata zhvilluan një takim me zv/Kryeministrin Niko Peleshi në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, por vet ministri Gjiknuri nuk ishte i pranishëm. Pas takimit, banorët thanë se biseda ishte pozitive, megjithatë deklaruan se nuk do të largohen deri sa të marrin personalisht aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet në banesa.