VIDEO/ Të shtëna armësh në një festë në Kanada. plagosen tre fëmijë

Të paktën tre fëmijë janë plagosur nga të shtënat që janë regjistruar gjatë një feste në Toronto.

Autoritetet policore të Kanadasë kanë njoftuar se të plagosur kanë mbetur një djalë 1-vjeçar, një vajzë 5 vjeçe dhe një djalë tjetër rreth 11 vjeç. Mësohet se njëri prej të miturve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët në gjendje disi më të stabilizuar.

Nga të shtënat sipas autoriteteve, i plagosur ka mbetur edhe një 23-vjeçar.