Greqi/ Një bullgar përdhunon për orë të tëra pastruesen shqiptare

Një ngjarje e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Greqia, ku pastruesja e përdhunuar në banesën ku ishte punësuar ka rezultuar se është një shtetase shqiptare.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja ishte punësuar si pastruese në një banesë në Kato Petralona, por një shtetas nga Bullgaria e  mbylli në shtëpi dhe abuzoi me të për orë të tëra.

Ajo ia doli të shpëtojë duke kërkuar ndihmë në ballkon Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të shpëtuar gruan dhe arrestuar shtetasin bullgar.

Sipas informacioneve gruaja është dërguar për mjekim dhe kontroll në spitalin e Athinës.