'Në diell, fëmijë, pleq, shtatzana', Berisha: Shërbim stërmundues për qytetarët në konsullatën e Milanos

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur zërin me forcë sot për të denoncuar atë ç’ka po përjetojnë në këto ditë të nxehta, mijëra qytetarë shqiptarë që kërkojnë shërbim në Konsullatën shqiptare të Milanos, e cila nuk ka energji elektrike. “Shërbim stërmundues për qytetarët në konsullatën e Milanos. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, - nënvizon Berisha në Fb.

Dhe, përveç atyre që presin në diell jashtë… “imagjino ato që janë brenda në salla dhe pa ajër të kondicionuar, fëmijë, pleq dhe gra shtatzana”, theksohet dhimbshëm në mesazhin e qytetarit shqiptar nga Italia.

Përshëndetje Doktor.

Në konsullatën e Milanos, për shkak të mungesës së energjise elektrike, qytetarët presin edhe në diell jashtë, pa mundur të marrin asnjë lloj shërbimi.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar e të vuajtur edhe kur institucionet shqiptare janë jashtë.

Konsullata shqiptare është ndër institucionet që ka të ardhurat më të larta, sepse janë rreth 400 mijë qytetarë shqiptarë që marrin e paguajnë çdo shërbim konsullor dhe nuk ka asnjë sistem alternativë për energjinë elektrike.

Imagjino ato që janë brenda në salla dhe pa ajër të kondicionuar, fëmije, pleq dhe gra shtatzana.