Sulmon nënën dhe thyen orenditë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, ndërkohë i ka thyer disa orendi shtëpiake.

I dyshuari, pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.