Meta viziton monumentet historike të trevës së Krajës

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar këtë të diel për të vizituar disa monumente kulturore dhe historike të trevës së Krajës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se ka vizituar dhe Kishën e Gjon Buzukut, në shoqërinë e arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjurajt.

“Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.

Mirënjohje arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zonës.”, shkruan Meta.