E punësuan si pastruese, përdhunohet në banesë 50-vjeçarja në Greqi

Një  tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, ku një pastruese është përdhunuar në banesën ku ishte punësuar.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja ishte punësuar si pastruese në një banesë në Kato Petralona, por një burrë e mbylli në shtëpi dhe abuzoi me të.

Ajo ia doli të shpëtojë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Policia kontrolloi banesën, por nuk gjeti asgjë. Ndërkohë dy të dyshuar janë në kërkim për ngjarjen./ BW/