Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan

Mesditën e sotme, një banesë pranë konviktit të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit apo dëmet që janë shkaktuar./ abcnews/