Greqi/ 394 infektime të reja dhe 20 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, 394 persona janë infektuar me covid-19, në të gjithë Greqinë.

Ndërkohë 20 pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën.

Nga ana tjetër, raportohet se 301 pacientë janë në intubim. Një total prej 12,534 vdekjesh është raportuar që nga fillimi i pandemisë në Greqi.