Shkoi te lokali i shembur/ 36 vjeçari dhunohet nga policia, babai: Ishte aty për të marrë mobiljet

Ka shkuar për të sistemuar mobiljet e lokalit të shembur te Rana e Hedhun, por është shoqëruar në polici.

Një 36 vjeçar është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë sepse kishte vendosur dy çadra në lokalin e shembur disa ditë më parë nga IKMT, në kuader të operacionit ‘Bregdeti Ynë’ në zonën e quajtur Rana e Hedhun.

Babai i Bledi Dushkut pretendon se djali i tij është dhunuar nga policia dhe shpjegon se i biri nuk ka shkuar të ushtrojë aktivitet tregtar te lokali i shembur por të sistemojë sendet.

Ndërkohë policia hedh poshtë pretendimet e babait duke thënë se 36-vjeçari nuk është dhunuar.

Babai i Bledi Dushkut pretendon se djali i tij është dhunuar nga policia dhe sqaron të gjithë situatën e ndodhur në afërsi të lokalit të shembur.

Avdyl Dushku rrëfen se djali i tij ka shkuar te sistemojë sendet e lokalit të shembur dhe jo të ushtrojë aktivitet tregtar, kur është kapur nga policia dhe është dhunuar padrejtësisht dhe shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë policia hedh poshtë pretendimet e babait duke thënë se 36-vjeçari nuk është dhunuar.

Policia bën me dije se kanë ndaluar 36-vjeçarin Dushku, i cili nuk është dhunuar por është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po kryhen veprime.