VIDEO/ Vjosa Osmani bën publik, takimin me dyer të mbyllura me Erdogan

Presidentja e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura mes saj dhe homologut turk, Rexhep Taip Erdogan.

Nga SYRI TV.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje pas vizitës në Turqi ku u takua me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postimi në rrjetin social, Osmani deklaroi se me presidentin turk, biseduan për raportet mes Kosovës dhe Turqisë, por edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.”

Takimi mes presidentes Osmani dhe homologut të saj turk u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave në Qendrën e Kongreseve NEST ku zhvillohet edhe forumi.